Me këtë marrëveshje, presidenti Rumen Radev ia dorëzon mandatin sot kryeministrit të caktuar të PP-së, Kiril Petkov.
Katër parti në Bullgari ranë dakord të premten për të formuar një qeveri koalicioni, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia Socialiste Bullgare (BSP), partia “Ka një popull të tillë” (ITN), koalicioni “Bullgaria Demokratike” dhe partia “Vazhdojmë ndryshimin” (PP) nënshkruan një marrëveshje koalicioni pas disa javësh bisedime.
Me këtë marrëveshje, presidenti Rumen Radev do t’ia dorëzojë mandatin sot kryeministrit të caktuar të PP-së, Kiril Petkov.
Ish-kryeministri Bojko Borisov dha dorëheqjen në prill pasi humbi shumicën në parlament pas disa muajsh protestash kundër korrupsionit kundër tij dhe partisë së tij GERB.
Dy zgjedhjet në prill dhe korrik dështuan të prodhonin qeveri për shkak të shumicës së paqartë dhe mosmarrëveshjeve midis partive për një kabinet të ri.
PP fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 14 nëntorit.