Kuvendi i Berishës hedh në votim shkarkimin e Bashës: Më 18 Dhjetor referendum në çdo degë të PD

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha ka vendosur të hedhë në votë të fshehtë shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha nga posti i kryetarit. Votimi do të kryhet gjatë punimeve të Kuvendit të sotëm. Ndërkohë që më 18 Dhjetor ky vendim i dalë nga Kuvendi i sotëm do të hidhet në referendum në çdo degë të Partisë Demokratike.

“Në mbështetje të nenit 43, të statutit të Partisë Demokratike me propozimin e një grupi të delegatëve Kuvendi Kombëtar vendosi të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkim të kryedemokratit Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike. Votimi do kryhet gjatë zhvillimit të Kuvendit.

Fleta të përmbajë pyetjen. A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës? Vendimmarrja e dalë nga Kuvendi do të hidhet në votim edhe në çdo degë të PD në 18 Dhjetor 2021. Fleta e votimit në referendum të përmbajë pyetjen. A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Basha? Ky vendim miratohet me votim të hapur dhe hyn në fuqi menjëherë”, tha Këlliçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu