Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë vetëm dy emrat e parë në listën prej 28 personave ndaj të cilëve Qeveria Amerikane vendosi sanksione dhe theksoi se ky ishte një paralajmërim serioz për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Kjo e tronditi shumë Vuçiqin, sepse Veselinoviqi dhe Radoiçiq u vunë nën sanksionet amerikane me arsyetimin se kishin të bënin me krimin e organizuar në bashkëpunim me shtetin”, ka thënë Jeremiq.
Ai tutje ka thënë se s’do të donte të ishte në vendin e Vuçiqit. Jeremiq ka treguar se sot është kthyer nga Amerika ku ka pasur biseda mjaft serioze. Ai thekson se nëse vetë e ka parë listën me 28 persona për sanksione, atëherë të njejtën duhet ta ketë parë edhe Vuçiq si president i Serbisë.
Jeremiq ka thënë se sanksionet nënkuptojnë që personat në listë nuk mund të kryejnë transaksione bankare dhe të disponojnë para, përveç bankave në Iran apo Rusi.
“Ajo goditje paralajmëruese ka ndikuar edhe në vendimin e Vuçiqit për t’u tërhequr në lidhje me ligjet për referendum dhe shpronësim”, ka theksuar Jeremiq.