Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish nga Kuvendi i demokratëve presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me projektin “Ballkani i Hapur”.
Berisha i bëri thirrje Vuçic që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.
“Do vazhdoj pa la lëkundur me ju misionin për të rikthyer në pushtet PD, si parti e vlerave të lirisë. si Parti që në epiqendër ka qytetarin dhe interesat e tij. Si parti që do të integroj Shqipërinë në BE. Si parti aleate besnike e NATO, s’do lejoj kurrë që Shqipëria të bjere në zona të tjera influencë përveç aleancës së atlantikut dhe BE. të themeloj PD si parti e interesit kombëtar që do të shndërroj Shqipërinë në vendin e shpesës së shqiptarëve, në vendin e bekuar për ata. në vendin ku ata do të ndërtojnë të ardhmen. T’i japim fund spastrimit etnik të politikave të Edi Ramës.
PD ngrihet fuqishëm si parti e interesit kombëtar, e cila do t’i japë fund hegjemonisë. Grupi kriminal që udhëheq sot Beogradin është inspirator kryesor i gjenocidit në Kosovë që mohon gjenocidin ndaj shqiptarëve. Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Millosheviç mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.