Berisha “mundi” Bashën me sytë nga Kryeministria, Rama reagon dhe thumbon ashpër

“Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit…”

Kryeministri Edi Rama ka postuar vetëm pak minuta më parë një thënie të Emil Ciaran në Facebook ku flet për njeriun në kulmin e dëshpërimit që i dorëzohet absurdit si një motiv për jetën e tij.

Kjo thënie e hedhur nga kryeministri Rama duket sikur i kushtohet ish-kryeministrit Berisha I cili sot arriti të mbledhë më shumë se 64 % të delegatëve demokratë dhe duke hapur rrugën drejt rikthimit në politikë.

Duke analizuar sulmet dhe akuzat e Ramës ndaj Berishës i cili jo vetëm që është në betejë me Bashën dhe me maxhorancën por edhe me Amerikën, e cila e ka shpallur atë “non grata” për korrupsion.

Sipas kryeministrit, Berisha tashmë është në kulmin e dëshpërimit të tij, dhe është kapur pas absurdit të një lufte me SHBA dhe rikthimit në pushtet si kryeministër.

Postimi i Ramës:

THËNIE E DITËS

Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?

Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës.“- shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu