Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është zyrtari i radhës nga Kosova që ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se masakra e Reçakut është gënjeshtër.
Përmes një shënimi në Facebook, Mehaj e ka quajtur Vulinin pinjoll të Millosheviqit, derisa ka shtuar se nuk janë të befasuar nga këto deklarata.
“Të mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi, mundohen ta bëjnë edhe tani pinjollët e kryekriminelit Millosheviç, si Vulin”.
“Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore”, ka thënë Mehaj, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se bota e di të vërtetën e masakrave në Vukovar e Srebrenicë, derisa ka parë e ndjerë edhe Masakrën e Reçakut.
“Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut. E Vërteta e Madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14 vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 bashkëfshatarë për të vetmin “faj” se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq”.
Mehaj ka këruar reagimin e botës demokratike ndaj “kësaj bastardie serbe”
“Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurr!”, ka shkruar Mehaj.