Mbledhja e Kryesisë, propozohet shkarkimi i kryetarëve të 11 degëve të PD

Pasditen e së shtunës në Selinë Blu është mbledhur Kryesia e Partisë. Në këtë mbledhje mësohet se është propozuar që të shkarkohen 11 kryetarë degësh në PD dhe në vend të tyre të komandohen 11 kryetarë të rinj.

Më konkretisht është propozuar që të shkarkohen kryetarët e degëve Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në Kryesinë e PD do të merren masa disiplinore për atë që ndodhi sot në “Air Albania”.

Propozimi për rendin e sotëm të ditës;

Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat pro perëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.
Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
Qendrim politik nga kryesia.
Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë.

Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Air Albania”, vendosi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj dhe të Bashës.

Ndërkohë, ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar për miratimin e vendimeve që do të marrë Kryesia e PD sonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu