G7 ka qëndrim të përbashkët në raport me Rusinë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe paralajmëruan Rusinë për “pasoja serioze” nëse trupat ruse invadojnë Ukrainën, derisa një takim i ministrave të Jashtëm të G7-s mbahej në Liverpul më 11 dhjetor.

Gjatë bisedimeve në prag të takimit të shtatë ekonomive më të mëdha perëndimore, sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss dhe homologu i saj amerikan, Antony Blinken u pajtuan rreth përkrahjes për Ukrainën, njoftoi Zyra britanike për Punë të Jashtme. SHBA-ja dhe Britania mbesin të shqetësuara rreth lëvizjeve ushtarake ruse, afër kufirit me Ukrainën.

Sipas NATO-s, Rusia ka grumbulluar mes 70 mijë dhe 100 mijë ushtarë në këtë zonë.

Truss komentoi grumbullimin e ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën edhe më 10 dhjetor, duke thënë se veprimet ushtarake ndaj Ukrainës do të ishin “gabim strategjik” derisa citoi presidentin amerikan, Joe Biden i cili tha se invadimi do të kishte pasoja të rënda për Rusinë.

Ministrat e Jashtëm të G7-ës në sesionin e parë të takimeve u përqendruan tek sfidat gjeopolitike sikurse raportet me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Gjatë takimit në mëngjes, Gjermania prezantoi disa prej prioriteteve të kryesimit gjerman me G7-ën që do të fillojë vitin e ardhshëm e ku u përfshi edhe kriza klimatike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu