Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, mund të çojë në një konflikt të armatosur mes dy shteteve. Edhe pse menjëherë vrasjes së ambasadorit, Turqia reagoi menjëherë duke thënë se ky ishte një akt i bërë nga ekstremistët islamikë, sërish situata mes dy shteteve duke se mbetet mjaft e nxehtë, këtë e tregojnë dhe letërkëmbimet mes Kremlinit dhe Ankarasë.
Britanikja ‘Express’ ka bërë një analizë të gjatë, lidhur me mundësinë e një konflikti të armatosur botëror, çka do të sillte dhe fillimin e Luftës së III Botërore.
Sipas medias britanike, situata mes Rusisë dhe Turqisë nisi të përkeqësohet vitin e kaluar kur pilotët turq rrëzuan dy avionë rusë, dhe menjëherë pas kësaj Rusia zyrtare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Turqinë.
Por edhe në Siri, situata mes dy shteteve ka qenë mjaft e nxehtë, pasi rusët mbështesnin regjimin e Bashar Al Asad ndërsa turqit rebelët.
Marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve u dukën sikur u përmirësuan, kur Putin doli në mbështetje të Erdognit, ku qeverisë së këtij të fundit ju tentua ti bëhej një grusht shteti.
Megjithatë vrasja e ambasadorit Karlov mund të sjellë një përkeqësim të ri në marrëdhëniet mes dy shteteve.