Rama zhvillon një “takim urgjent” me drejtorin e KEDS-it

Përparim Rama ka kërkuar informata nga KEDS, kompani përgjegjëse e distriubimit të energjisë elektrike, lidhur me shkaqet e ndalimit të rrymës në kryeqytet ditëve të fundit.

Kryetari i Prishtinës njoftoi se ka mbajtur sot një takim urgjent me drejtorin gjeneral të KEDS-it, Alpin Dogan.

“Sot, mbajtëm një takim urgjent e shumë të mirë me Drejtorin Gjeneral të KEDS-i, Z. Alpin Dogan dhe ekipin e tij, për të diskutuar lidhur me situatën energjetike në Prishtinë”, tha Rama.

Sipas njoftimit, reduktimet e rrymës në Prishtinë ndërlidhen me disa punime që KEDS ka kryer në disa nën-stacione.

“Z. Alpin na informoi se ditëve të fundit ka pasur punime të planifikuara në disa nën-stacione, të cilat kanë përfunduar me sukses, dhe u zotuam se do të bashkëpunojmë ngushtë që mos të kemi ndërprerje të energjisë elektrike”, shkroi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu