Barcelona është duke tentuar të përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit. Skuadra katalunase nuk e ka filluar mbarë këtë edicion, dhe shpreson që të plasohet së paku në top katërshe.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Blaugranasit po tentojnë të transferojnë Pulisicin nga Chelsea.
Anësori amerikan nuk po luan standard te The Blues, andaj largimi i tij nga Stamford Bridge në afatin dimëror mund të jetë i mundur.
Lëndimet kanë bërë që Pulisic të mos jetë lojtar i dëshiruar në skemat e Thoma Tuchel, kështu që skuadra katalunase synon transferimin e tij.
Në listën e dëshirave të Barcelonës janë edhe Cesar Azpilicueta e Antonio Rudiger, me dyshen që u skadon kontrata në fund të këtij edicioni.