Policia e Gjermanisë përmes rrjetit social Twitter ka kërkuar nga qytetarët e Berlinit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pas incidentit me kamion në tregun e Krishtlindjeve.
Një kamion kishte hyrë në turmën e qytetarëve duke lënë së paku nëntë të vdekur.
Policia ka konfirmuar se shoferi është arrestuar, ndërsa shoqëruesi i tij ka vdekur në vendin e ngjarjes.