Presidenti bullgar: Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë Kushtetutën

Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj. Këtë e kërkon presidenti i Bullgarisë Rumen Radev. Ky do të ishte një hap drejt zgjidhjes së kontestit ndërmjet Sofjes dhe Shkupit”, ka thënë ai në Bruksel për edicionin elektronik evropian “Euroactiv”.

“Besohet se jemi në proces të rinegociimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, por nuk jemi. Ne jemi në proces të kërkimit të një mënyre për ta zbatuar më mirë këtë Marrëveshje. Marrëveshjet duhet të respektohen. Ky është parakushti kryesor për të qenë anëtar i BE-së. Marrëveshjet e BE-së duhet të respektohen në të njëjtën mënyrë”, tha Radev.

Shqetësimi më i madh sipas Radevit, është që Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i ndryshon principet themelore dhe vlerat e BE-së, siç janë të drejtat e njeriut, mos diskriminimi.

“Para 4 vitesh besuam se Marrëveshja do ti rregullojë të gjitha problemet në çështjet bilaterale, në të njëjtën mënyrë sikur që e bëri Marrëveshja e Prespës, por sot shohim vonesë në të gjitha pikat e saj. Gjuha e urrejtjes kundër Bullgarisë po intensifikohet, nuk shohim vullnet politik për largim të teksteve të librave shkollore, nuk shohim vullnet politik që të ndalet falsifikimi dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në këtë pjesë”, tha Radev.

Sipas tij, trajtimi diskriminues i bullgarëve në Maqedoni zgjat me dekada. Presidenti bullgar shtoi se bullgarët duhet të trajtohen njëjtë sikurse grupet e tjera të njerëzve që përmenden në Kushtetutë. Kjo sipas tij, është çështje principesh dhe jo negociatash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu