Alternativa do të vendosë sonte nëse Sali do ta zëvendësojë Filipçen

Shkup, 18 dhjetor – Sonte do të mblidhet kryesia qendrore e Alternativës, pas së cilës do të bëhet e ditur se cilët do të jenë tre ministrat nga kjo parti. Kandidati për ministër të Shëndetësisë nga kjo parti është Bekim Sali. Alternativa do të menaxhojë edhe Ministritë e Shoqërisë Informative dhe Diasporën.

Nga Alternativa priten emrat e deputetëve për Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë dhe Arsimit dhe për 47 pozita të tjera drejtoresh, si për MEPSO, Hekurudha, Fondin e Sigurimeve Pensionale e tjera.

Siç bëhet e ditur, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, propozoi liderin e Alternativës Afrim Gashi për kryeministër të qeverisë së ardhshme teknike. Alternativa e hodhi poshtë propozimin me arsyetimin se është duke u zhvilluar një proces tjetër, gjegjësisht se mbeten në marrëveshjen me Zaev.

Të martën pritet zgjedhja e kandidatëve të rinj për poste ministrore në qeverinë e re, e cila pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, kryetari i ri i LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu