Çfarë ndodhi? Policia e Shtetit nxjerr njoftimin për Sali Berishën

Policia e Shtetit i është përgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e Partisë Demokratike siç pretendon ai. Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit thotë se ndjen keqardhje që ajo përdoret në debatin e brendshëm të një partie politike, duke shtuar se kjo nuk i shërben as ligjit dhe as të vërtetës.

Ky ishte reagimi pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha për prani të forcave të RENEA-s në tarracë e godinës së Partisë Demokratike.

Më herët, akuzave u përgjigj edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se ai dhe Policia e Shtetit nuk kanë lidhje me “kacafytjen mes dy kufomave politike.”

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.


Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik. Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu