Berisha jep detaje për protestën e nesërme kundër Vuçiqit në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur për ditën e hënë, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të axhendës së nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën, do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.

Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Njoftimi:

“Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç

E hënë 20 Dhjetor -16:00, mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë.”- thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu