Të dielën rivotohet në Tearcë, mund të ndryshohet rezultati i përgjithshëm

Gjykata Administrative vendosi që të anulojë votimin në një qendër votimi në Komunën e Tarcës, ndërsa rivotimi do të bëhet të dielën.

Në qendrën e votimit në Tearcës janë të regjistruar 714 votues e më 11 dhjetor kanë votuar 404 votues prej të cilëve 387 vota kanë qenë të vlefshme kurse 17 të pavlefshme.

Nga fletëvotimet e vlefshme rezultatet kanë qenë si vijon:

VMRO 91 vota

PDSH 64 vota

BDI 53 vota

LSDM 87 vota

Blloku i III 1 votë

PPD 0 vota

Aleanca për shqiptarët 25 vota

VMRO për Maqedoninë 1 votë

Besa 65 vota

Duke parë parasysh se në nivel të njësisë zgjedhore nr. 4 dallimi mes VMRO dhe LSDM është vetëm 307 vota në favor të VMRO, do të thotë se rivotimi mund të sjellë rikthim të mandateve dhe rezultati përfundimtarë të jetë 50-50 mandate për dy partitë më të mëdha të bllokut maqedonas. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu