Rusia: Turqia mund të konsultohet me Uashingtonin për Ukrainën

Zëdhënës i presidentit rus, Dmitry Peshkov ka deklaruar se mes Moskës dhe Kievit nuk ka vështirësi dhe marrëdhënie të ndërlikuara por mes Moskës, SHBA dhe NATO-s po.

Në media raportohet se pyetjes se cili do të jetë roli i Turqisë si ndërmjetës ai është shprehur se amerikanët mund të konsultohen me autoritetet turke, për këtë çështje.

“Turqia në këtë rast është një vend i NATO-s dhe ka gjasa që amerikanët, ndër të tjera, të konsultohen me Turqinë, e cila është aleate e Shteteve të Bashkuara. Ka vende në NATO që kanë qëndrime jashtëzakonisht jomiqësore ndaj nesh, ndërsa ka edhe vende që, përkundrazi, ndjekin vazhdimisht vijën e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve përmes diplomacisë dhe kanë tendencë të marrin parasysh qëndrimin e Rusisë. Vende të tilla janë padyshim të afta të japin një kontribut shumë pozitiv në këtë proces”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit.

Ndërkohë më parë ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu ka deklaruar se tensioni midis Rusisë dhe NATO-s ka arritur në një “nivel të rrezikshëm“, por gjithashtu sipas tij Turqia nuk do të injorojë marrëdhëniet e saj të ngushta me “Ukrainën, vetëm për hir të marrëdhënieve të saj të gjera me Rusinë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu