DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Falë këtij vendimi të ri Rama thekson se eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit, duke kursyer qytetarëve 90,000,000 lekë.
Kryeministri thekson se kjo u bë falë rimarrjes këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat sipas tij ishin dhënë me “vite me një koncesion alla non-grata”. Një përgjigje Rama ka pasur dhe për kritikët duke thënë puna flet nërsa sipas tij “llafet e gojëve të shthurura” vijnë e ikin me erën.
“Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit u kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, thotë kryeministri.