Disa kadetë për rekrut të FSK-së eliminohen nga gara

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas pranimit të raporteve nga monitoruesit-vëzhguesit, bordi përzgjedhës ka vazhduar me verifikimin dhe kontrollimin e kamerave dhe rezultateve të testit fizik për kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku janë gjetur disa lëshime teknike dhe procedurale në fazën e testimit fizik te disa nga kandidat.

Sipas njoftimit, kandidatët e poshtëshënuar eliminohen nga gara e mëtutjeshme dhe nuk janë të ftuar për testin e radhës në njoftimin e publikuar me datë 23.12.2021.

“Siç e kemi cekur në të gjitha njoftimet, Ministria e Mbrojtës e mbanë të drejtën e ndryshimeve të listave në rast të gabimeve teknike apo lëshimeve eventuale. Kandidatët e pakënaqur, kanë të drejtë ankese brenda afatit dy ditor (28- 29.12.2021, nga ora 0900 deri 1500). – Ankesa duhet të dorëzohet në Zyrën e Rekrutimit-G1SHPFSK, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë ose online në email adresën zyrtare: [email protected], thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu