Nis stërvitja më e madhe NATO-s në Balltik: Cilat vende po marrin pjesë?

Një stërvitje e madhe e NATO-s, një nga më të mëdhatë në historinë e Balltikut, do të zhvillohet sot. Stërvitjet duhet të nisin sot, dhe po zhvillohen me kodin emër “Hedgehog”, raporton BBC.

Stërvitjet do të zhvillohen në Estoni gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të përfshijnë 15,000 trupa nga dhjetë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA dhe Finlandën dhe Suedinë. Pavarësisht se ishin planifikuar shumë kohë përpara se Rusia të fillonte pushtimin e Ukrainës, stërvitjet po zhvillohen në një kohë të tensioneve të rritura ndjeshëm midis NATO-s dhe Moskës.

Në kontekstin e pushtimit rus, ushtrimet janë shumë simbolike për shtetet baltike, pasi synimi i tyre është të testojnë aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm rus.

Kujtojmë, sot është dita e 82-të e pushtimit rus të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas raportuan sulme me raketa dhe granatime në disa rajone gjatë fundjavës, ndërsa forcat ruse përqendruan përpjekjet e tyre në linjat e mbrojtjes në Luhansk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu