Putin i pakënaqur? Vendimet për luftën tani i merr ai dhe jo oficerët

Presidenti rus Putin dhe shefi i tij ushtarak, gjenerali Valery Gerasimov, besohet se po ndërhyjnë drejtpërdrejt në ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe do të marrin vendime që zakonisht merren nga oficerët, sipas një burimi ushtarak perëndimor, shkruan BBC.

Ne mendojmë se Putini dhe Gerasimov janë të përfshirë në vendimmarrje taktike në një nivel që normalisht do të prisnim të merreshin nga një kolonel ose brigadier”, sipas një burimi në kushte anonimiteti.

Burimi ushtarak tha se të dy ishin ata që merrnin vendime për lëvizjet e trupave në Donbas – zona e Ukrainës lindore e cila tani është në fokus të ofensivës ushtarake të Rusisë.

Tashmë ka pasur sugjerime se Presidenti Putin është përfshirë më shumë në drejtimin e përditshëm të fushatës ushtarake, që kur Rusia pësoi disfata në veri të vendit dhe rreth kryeqytetit Kiev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu