Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaurar se Bashkimi Europian duhet të përgatitet për të rindëruar Ukrainën duke krijuar një fond për të ndihmuar në procesin e rindërtimit, sipas BBC.
Ai shtoi se është thelbësore të përqendrohemi në mbështetjen pragmatike dhe të menjëhershme për vendin e shkatërruar nga lufta.
“Rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar dhe rigjallërimi i ekonomisë ukrainase do të na kushtojë miliarda. Prandaj BE duhet të fillimisht të krijojë një fond solidariteti të financuar nga kontributet e BE-së dhe partnerëve të saj,” tha Scholz.