Rusët fusin në përdorim armën sekrete, Zelensky: Kjo tregon se ata po humbasin luftën

Ushtria ruse dyshohet se ka nisur të përdorë armë me lazer në Ukrainë, sipas një deklaratë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është shprehur se përdorimi i tyre tregon dështimin e plotë të Rusisë në Ukrainë, sipas BBC.

Sot, përfaqësuesit e shtetit rus thanë se pushtuesit kishin filluar të përdornin armë me lazer në Ukrainë në vend të raketave. Në propagandën naziste përdorej një term: armët e mrekullisë. Sa më e qartë bëhej se nuk kishin mundësi ta fitonin luftën, aq më shumë shtohej propaganda mbi një armë të mrekullueshme, e cila do të ishte aq e fuqishme sa do të shënonte kthesën në luftë.

Kështu po shohim se në muajin e tretë të luftës Rusia po përpiqet të gjejë armën e mrekullisë; e që na qenka lazeri. Kjo tregon qartë dështimin total të misionit”, tha Zelensky.

Zelensky foli vetëm disa orë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit rus, i cili tha se Rusia po përdorte armë me lazer në Ukrainë. Yuri Borisov tha se armët ishin në gjendje të rrëzonin dronët tre milje larg dhe të verbonin satelitët.

Në terren, ushtria ukrainase tha se po përballej me bombardime në rritje rreth rajonit të Donbasit ndërsa Rusia vazhdon fushatën e saj për të marrë në kontroll lindjen e vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu