Tearca ka nderin të vulosë fitoren e Maqedonisë demokratike dhe qytetare, tha zëdhënësi i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë i partisë për njësinë zgjedhore numër 1 Petre Shilegov gjatë vizitës së sotme në Tearcë të Tetovës, raporton Portalb.
“Maqedonia veçon fitoren mbi regjimin. Mbi 600 000 qytetarë të Maqedonisë zgjodhën jetë, e zgjodhën bashkësinë, përkundër politikave të ndarjes me të cilat qeveriste regjimi i Nikolla Gruevskit. Në Maqedoni e kthyem jetën. Tearca do ta ketë atë nder ta vulosë fitoren e Maqedonisë qytetare, demokratike. Qytetarët e Tearcës, si qytetarët e gjithë Maqedonisë, zgjedhin Maqedoni evropiane”, deklaroi Shilegov.
Me vendim të organeve kompetente, në Tearcë të dielën, më 25 dhjetor, do të mbahet rivotimi për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni që mund të ndryshojë rezultatin përfundimtar. /albeu.com/