Parlamanti ukrainas ka miratuar një ligj të ri i cili i lejon shtetit të konfiskojë asetet që u përkasin njerëzve që mbështesin luftën e Rusisë, shkruan BBC.
Kushdo që zbulohet se është mbështetës i luftës rrezikon të dërgohet në Gjykatën e Lartë Kundër Korrupsionit të Ukrainës, ku zyrtarët do të kërkojnë të sekuestrojnë asetet e tyre për rindërtimin e Ukrainës, thuhet në deklaratë.
Ekonomia e Ukrainës ka pësuar dëme të mëdha gjatë konfliktit me Rusinë. Të premten, udhëheqësit e G7 ranë dakord t’i ofrojnë kombit të shkatërruar nga lufta 19.8 miliardë dollarë ndihmë.
“Procedura e identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të personave të sanksionuar, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër mbështesin agresionin e pushtuesve kundër Ukrainës, do të lejojë rimbushjen e shpejtë dhe efektive të buxhetit të Ukrainës në kurriz të armiqve,” thuhet në deklaratë.