SHBA i jep goditjen e radhës Rusisë, i heq mundësinë për të paguar borxhet ndërkombëtare

SHBA do të mbyllë rrugën e fundit që i kishte mbetur Rusisë për të baguar miliardat që ka borxh tek investitorët. Ky veprim do t’i heqë Rusisë mundësinë për të paguar borxhet, për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik.

Departamenti i Thesarit tha në një njoftim se nuk planifikon të rinovojë licencën për të lejuar Rusinë të vazhdojë të paguajë “borxhmbajtësit” e saj përmes bankave amerikane. Që nga raundet e para të sanksioneve, Departamenti i Thesarit u ka dhënë bankave një licencë për të përpunuar çdo pagesë të obligacioneve nga Rusia.

Kjo dritare skadon në mesnatën e 25 majit. Prej disa ditësh kishte shenja se administrata Biden nuk do ta zgjaste afatin.

Kremlini ka përdorur JPMorgan Chase dhe Citigroup si kanale për të paguar detyrimet. Ndërkohë, kujtojmë se Rusia nuk ka pasur probleme me pagesat e borxheve ndërkombëtare që nga Revolucioni i vitit 1917, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu