Kryeministri sllovak lëshoi një paralajmërim të ashpër për të ardhmen e vendit të tij nëse gjatë samitit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. “Nëse Ukraina humb, Sllovakia do të jetë e radhës”, u tha kryeministri Eduard Heger liderëve të tjerë të BE-së, shkruan CNN.
“Ukrainë duhet të fitojë,” tha ai. Heger vazhdoi të kritikonte anëtarët e Bashkimit Europian për varësinë ndaj energjisë ruse.
“Ne në thelb i këmbyem vlerat tona me gaz dhe naftë të lirë për një kohë të gjatë. Kompromisi me Putinin shkaktoi luftën në Ukrainë. Një luftë agresive ku njerëzit po vdesin.”
Ukrainasit “po derdhin gjakun e tyre për vlerat tona, kështu që ne nuk kemi pse ta bëjmë,” tha Heger.
Gjatë viteve të fundit, Ukraina ka thelluar lidhjet e saj ekonomike dhe politike me BE-në dhe Kievi ka shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar. Kombet në Ballkanin Perëndimor kanë kërkuar gjithashtu anëtarësimin në bllok prej disa vitesh tashmë.
Anëtarësimi në bllok zakonisht zgjat disa vite, pasi vendet duhet të plotësojnë kritere strikte. Megjithatë, disa liderë aktualë të BE-së e kanë kundërshtuar idenë se anëtarësimi i saj mund të përshpejtohet për shkak të pushtimit.