Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Vladimir Putin tashmë ka dështuar në përmbushjen e objektivave të tij strategjike. Ai tha se kostot për regjimin rus kanë qenë të mëdha, por paralajmëroi se Moska do të pranojë të negociojë vetëm pasi të bindet se mbrojtja e Ukrainës nuk mund të thyhet, sipas skynews.
Scholz tha se Perëndimi duhet ta bëjë Presidentin Putin të kuptojë se nuk do të ketë një paqe të diktuar në Ukrainë.
Përgjigja e Gjermanisë ndaj pushtimit të Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të varësisë së madhe të vendit nga gazi rus.
Ndërkohë, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, kritikoi sugjerimet se sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen, mes negociatave për zhbllokimin e porteve të Ukrainës.