Shkruan: Besir Duraku
Fillimisht më lejoni që në emrin tim personal dhe të kolegëve të shpreh pakënaqësinë tonë lidhur me botimin e një teksti e ilustruar me një foto në rrjetet sociale kinse takimin tonë me z. Adnan Ismaili që u paska mbajtur pas zgjedhjeve të zgjedhjeve.
T’i fillojmë argumentet me rend:
1. Në tekstin “gazetaresk” e shoqëruar me një foto thuhet që ky takim është mbajtur pas zgjedhjeve, fakt ky që nuk përkon me realitetin, sepse unë dhe kolegët e mi ka kohë që jemi në studime jashtë shtetit, përkatësisht në Universitetin e Sharjas – Al Qasimia. Fotoja është bërë para 3 viteve në një takim formal që kemi pasur me z. Ismailin;
2. Mbase ne jemi etiketuar si rinistë të Lëvizjes BESA – “zbulim” ky që na tmerron të gjithëve, sepse ka kohë që ne jemi jashtë shtetit për studime;
3. Aty po ashtu thuhet se ne jemi studentë të Universitetit Ballkanik, që aspak nuk ka të bëjë me realitetin, sepse ne studiojmë në Universitetin e Sharjas – Al Qasimia;
4. Pra, çmenduria e këtij “gazetari” nuk ka fund!
5. Do të ishte shumë korrekte që të na kontaktonin e jo të keqpërdorin foto që nuk kanë lidhje as me zgjedhje, as me aktivitet partiak….
Do ta përmbyll me një hadith të Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit a.s., ku thotë: “Nëse s’ke turp, bëj çfarë të duash”.
Me shume respekt: Besir Duraku