Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka biseduar me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal Al Saud. Në fokus të bisedimeve ishte mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.
“Sekretari nënvizoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën pasi ajo mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe theksoi nevojën për një përgjigje globale ndaj krizës së sigurisë ushqimore që rezultoi nga lufta brutale e Presidentit Putin”, thuhet në deklaratë.
Në një deklaratë Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se se diskutuan për armëpushimin në Jemen dhe pasojat e cisternës së naftës Safer në rajonin e Detit të Kuq dhe programin bërthamor të Iranit.