Arrihet marrëveshja në Këshillin Europian, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE

Kur gjatë mbrëmjes së djeshme presidenti hungarez Victor Orban vijonte me kërkesat e tij, duke mos i dhënë “dritën jeshile” rezolutës së Këshillit Europian mbi embargon ndaj naftës ruse, u mendua se gjithçka mund të kthehej në një dështim që do të kishte pasoja dhe do të evidentonte një përçarje domethënëse brenda Bashkimit Europian.

Por “gjuha e përbashkët” u gjet pak minuta para mesnatës, duke i dhënë një peshë të rëndësishme dhe ndoshta vendimtare paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Kremlinit, si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Presidendi i Këshillit Europian, Charles Michel shkruan: “kemi arritur marrëveshjen për të ndaluar eksportin e naftës ruse në Bashkimin Europian. Ky ndalim përfaqëson 2/3 të importeve të naftës nga Rusia, diçka që i shkurton dukshëm burimet e financimit të luftës. Duhet presion maksimal ndaj Rusisë në mënyrë që lufta të përfundojë”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu