Policia greke ka identifikuar shqiptarin e vrarë një ditë më parë, në periferi të kryeqytetit grek, Athinë.
Ai është 59-vjeçari Kosta Pojani, babi i tre fëmijëve. Sipas hetimeve mes autorit, një grek qipriot 50 vjeçar, dhe shqiptarit ka patur një grindje për një borxh 150 euro.
Autori është dorëzuar vetë në polici pas krimit. Si shqiptari dhe greku të dy merreshin me ndërtim dhe para 7-8 muaj ai i kishte dhënë Kosta Pojanit disa materiale ndërtimi me vlerë 150 euro.
Greku ia kishte kërkuar shqiptarit këtë shumë vazhdimisht, por ai kishte refuzuar t’ja jepte. Ditën e djeshme greku 50-vjeçar ishte takuar rastësisht me shqiptarin.
Pas grindjeve ai kishte shkuar në makinë dhe kishte marrë armën, duke qëlluar dy herë shqiptarin: në kokë dhe në stomak. Si pasojë e plagëve të marra shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme./Tv Klan/