Mbrojtje ndaj Rusisë: Armë të reja për Ukrainën?

Beteja për Donbasin mund të fitohet vetëm me armë të rënda. Ky konsiderohet si konsensus ndër ekspertët ushtarakë. Për të zbehur disporporcionalitetin në shifra kundrejt ushtrisë ruse, aleatët perëndimorë e kanë furnizuar ndërkohë Ukrainën me mijëra armë e municione. Por megjithatë është e qartë, se pa furnizime të tjera me armë ky vend nuk mund të mbrohet.

Njëkohësisht NATO nuk do të riskojë një luftë me Rusinë. Moska thekson vazhdimisht, se edhe furnizimet me armë mund të konsiderohen si sulm – veçanërisht nëse këto armë përdoren për të atakuar territor rus. Ndaj vendet që mbështesin Ukrainën e peshojnë me kujdes, se çfarë sistemesh armatimi mund të furnizojnë në Ukrainë.

Të dyja këto sisteme kanë platforma lëvizëse, që mund të lëshojnë një numër të madh raketash. Dallimi mes tyre ka të bëjë me montimin e sistemit të raketahedhësve HIMARS në automjete të blinduara dhe jo në automjete me zinxhirë. Kjo ndonëse kufizon aftësinë e lëvizshmërisë në terren, nga ana tjetër bën që këto automjete të konsumojnë më pak karburant. Po ashtu edhe pesha e tyre më e lehtë mundëson transportimin e tyre me aeroplan.

Të dyja këto sisteme janë në gjendje të sulmojnë raketat me rreze të mesme veprimi në distanca disa qindra kilometra. Por qeveria e SHBA-së ka refuzuar të dërgojë këtë lloj armatimi. Në vend të tyre forcat e armatosura ukrainase do të marrin raketa me një rreze maksimale veprimi prej 80km. Qëllimi është që të sprapset sulmi rus ndaj territorit ukrainas. Për këtë do të ndihmojë edhe një sistem radarësh nga SHBA për mbrojtjen nga artileria. Nga qarqet qeveritare të SHBA-së thuhet, se Ukraina ka siguruar se nuk do të përdorë armë për të sulmuar territorin rus.

Që nga fillimi i sulmit rus, SHBA është furnizuesja më e madhe me armë në Ukrainë. Kryesisht janë dërguar sisteme raketambajtës Javelin (për mbrojtjen artilerie) dhe ato Stinger (për mbrojtje kundërajrore) . Këto sisteme kanë kontribuuar në fazën e parë, që të bllokojnë invazionin rus. Për betejat e hapura në Donbas SHBA-ja dhe shtetet e tjera të NATO-s kanë dërguar helikopterë luftarakë dhe obuset fushore të NATO-s të kalibrit 155 milimetra. Edhe të tjera njësi do të furnizohen me këto sisteme armatimi.

Gjermania

Ukraina si dhe partnerët e NATO-s kritikojnë Gjermaninë, se po ngurron për furnizimet me armë. Nga Berlini thuhet, se qeveria u përmbahet saktësisht marrëveshjeve me NATO-n. Fakt është, që deri tani Gjermania ndonëse ka dërguar mijëra armë të vogla si automatikë, mina, tanke, granata e disa miliona municion – nuk ka dërguar armë të rënda në Ukrainë.

Përpara disa javësh qeveria premtoi dërgimin e 50 tankeve Gepard për mbrojtjen kundërajrore të nxjerra nga përdorimi si dhe shtatë obuse tanku 2000. Këto, ndryshe nga obuset fushore që tërhiqen prej automjeteve – mund të ndryshojnë pozicionin pas çdo të shtëne në mënyrë autonome.

Tani kancelari Olaf Scholz ka deklaruar dërgimin e sistemit mjaft modern të mbrojtjes kundërajrore IRIS-T si dhe të një radari. Po ashtu Gjermania do të verë në dispozicion edhe raketahedhës të shumëfishtë nga arsenali ushtrisë gjermane, Bundeswehr.

Një problem me furnizimin e armëve të tilla është, se ushtarët ukrainas nuk i njohin shumicën e këtyre sistemeve. Ndërsa aparaturat e thjeshta mësohen me pak udhëzime, thonë ekspertët, përdorimi i këtyre sistemeve komplekse kërkon trajnim për disa javë e muaj. Edhe për këtë arsye Gjermania merr pjesë në të ashtuquajturin rreth shkëmbimi: Kjo do të thotë që ndërkohë që Çekia, Sllovenia dhe Greqia do të dërgojnë në Ukrainë tanke luftarakë dhe mbrojtës të tipit sovjetik, Gjermania do t’ua kompensojë këtyre vendeve arsenalin me tanket “Marder” dhe “Leopard 2” nga arsenali i Bundeswehr-it.

Danimarka

Jo vetëm në Donbas po luftohet. Flota ruse në Detin e Zi ka rrethuar edhe brigjet jugperëndimore të Ukrainës. Deri tani Ukraina e ka mbrojtur Odesën kryesisht me vendosjen e minave detare. Ndërkohë që zona përgjatë bregdetit është pothuajse e pambrojtur nga një invazion prej detit, sepse Ukraina nuk posedon ndonjë flotë detare luftarake.

Raketat kundër anijeve të tipit Harpoon, që ka premtuar Danimarka do të rrisin tani shansin për përmirësimin e mbrojtjes së bregdetit ukrainas në Detin e Zi. Ndoshta me këtë mund të çahet bllokada detare, që e ka shkëputur Ukrainën nga tregjet botërore.

Mbretëria e Bashkuar

Qeveria britanike, sipas të dhënave të veta, i ka dërguar Ukrainës, një seri sistemesh armatimi. Ndër to armë topa si Javelin dhe Stinger, që mund të vihen në përdorim pas një instruktimi të shpejtë të këmbësorisë për mbrojtjen nga objektiva në tokë dhe në ajër.

Sipas sekretarit të shtetit për Mbrojtjen James Heappey do të dërgohen në Ukrainë edhe „qindra” raketa Brimstone-1, që shkatërrojnë tanke dhe pozicionet e artilerisë, por edhe anije të blinduara. Këtyre u shtohen edhe 120 transportues trupash të tipit Mastiff me pajisje për mbrojtjen ndaj minave si dhe dron të vegjël transportues për furnizimin me ushqim dhe municion të pozicioneve në front.

Çekia

Çekia ka dërguar ndërkohë në Ukrainë një sërë tankesh mbrojtës dhe luftarakë, rakëtahedhës dhe obusë si dhe helikopterë luftarakë të konstruksionit sovjetik. Çekia do të vazhdojë edhe me furnizime të tjera armësh të rënda.

Edhe shtete të tjera si Kanadaja, Greqia, Norvegjia dhe Polonia do të furnizojnë armë në Ukrainë si sisteme artilerie dhe municione.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu