Lukashenko shprehet i gatshëm për të diskutuar transportin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Bjellorusisë

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Bjellorusia ishte e gatshme të diskutonte transportin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Bjellorusisë, sipas gazetës lokale “Belarus Today”, shkruan The Guardian.

Tani të gjithë po kërkojnë logjistikë. Mirë, mund të flasim. Nuk na shqetëson fakti që do ta transportoni atë përmes Bjellorusisë, por duhet të bisedojmë për kompromise.

Bjellorusia, një prodhues i madh global i potasit, është prekur nga sanksionet e ashpra perëndimore që nga viti 2021, të cilat ndërprenë eksportet e saj të plehrave përmes porteve të Detit Baltik.

Ndërprerja e eksporteve si të drithërave ashtu edhe të plehrave është shkaktuar nga “politikat që Perëndimi dhe vendet e pasura, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, po ndjekin sot”, citohet të ketë thënë Lukashenko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu