Një zëdhënës i Ministrisë, njoftoi se Kievi po punonte me partnerët për të krijuar një mekanizëm për vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që mbështesin apo që janë përfshirë në agresionin rus, sipas mediave të huaja.
“Autoritetet ukrainase kanë përgatitur një listë me rreth 12 mijë shtetas rusë ndaj të cilëve do të vendosen sanksione”, sipas një njoftimi të zëdhënësit të ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, duke shtuar se Ukraina do të vazhdojë të vendosë sanksione ndaj qytetarëve rusë, përfshirë Patriarkun Kirill, të cilët minojnë sigurinë kombëtare të Ukrainës.
“Ne kemi përgatitur një listë sanksionesh, që përfshin më shumë se 12,000 oligarkë, zyrtarë dhe propagandues rusë”.
Ukraina ka vendosur në mënyrë të vazhdueshme sanksione kundër qytetarëve rusë, duke përfshirë figura të artit dhe kulturës. Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Ukrainë në përgjigje të një kërkese për ndihmë nga republikat e Donbas.
Ai nënvizoi se Moska nuk planifikon të pushtojë territoret ukrainase, përkundrazi synon të çmilitarizojë dhe denazifikojë vendin.