Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deponuar dorëheqjen e tij te organet partiake, megjithatë i ngelet kongresit të partisë të vendos nëse do ta pranoj ose jo këtë dorëheqje.
Kjo dorëheqje e papritur e Thaçit është pritur me skepticizëm nga një pjesë e opinionit, ndër to edhe komandant Hoxha – Xhezair Shaqiri. Ai dorëheqjen e Thaçit e llogarit si lojë të re politike nga lojtari i vjetër.
“Rendi e don se sa për sy e faqe të jepet dorëheqje pas humbjes. Do ta shohim ditët e ardhshme si do funksionoj loja sipas lojtarit të vjetër” ka thënë Shaqiri.
Ai ka thënë se organet partiake të kontrolluara nga njeriu besnik i Thaçit nuk do ta pranojnë dorëheqjen dhe do të gjejnë fajtor të ri për humbjen katastrofale të kësaj partie.