Muhamed Thaçi: Udbashët filluan të festojnë dorëheqjen e liderit Thaçi

Muhamed Thaçi anëtar i kryesisë qendrore te PDSH-së dhe ish kandidat për deputet në zonën 1 po nga PDSH-ja ka reaguar pas dorëheqjes së liderit të partisë Demokratike Shqiptare Z. Mendu Thaçi.

Ai u është drejtuar atyre që sipas tij iu gëzuan largimit të Thaçit nga posti i kryetarit . Në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se si anëtar i kryesisë qendrore do e propozojë përsëri Mendu Thaçin për kryetar dhe udhëheqës të partisë.

Ja statusi i plotë i Muhamed Thaçit:

Kur do që të jet kongresi i Partisë Demokratike Shqiptare unë Muhammed Thaçi antarë i kryesis qëndrore të Pdsh-sës propozoj prej tani për kryetar z.Menduh Thaçin

Ecim Drejtë Beteja vazhdon!!

Bashkëngjitur me statusin, Muhamed Thaçi ka vendosur edhe një fotografi në të cilën shkruhet: “Udbashët filluan ti gëzohen dorëheqjes” /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu