Mercedes kërkon kthimin mbrapsht të gati 1 milion makinave

Kompania gjermane për prodhim të makinave, Mercedes-Benz, ka bërë thirrje për kthim mbrapsht të pothuajse 1 milion makinave më të vjetra në gjithë botën, për shkak të problemeve potenciale me sistemin e frenimit.

Përgjatë fundjavës, kompania ka thënë se do të kontaktojë pronarët e makinave, pasi sistemi i frenimit mund të jetë subjekt i atij që njihet si “korrozion i avancuar”.

Kërkesa për kthim mbrapsht të makinave prek 993,407 makina, duke përfshirë 70,000 në Gjermani. Mercedes ka bërë thirrje të ngjashme për makina edhe vitin e kaluar për shkak të problemeve me sistemin e thirrjeve emergjente.

Kompania ka thënë se makinat që përfshihen në thirrjen e fundit janë prodhuar në periudhën 2004-2015 dhe janë të serive ML dhe GL.

“Ne kemi gjetur që në disa makina funksioni i përforcuesit të frenave mund të preket nga korrozioni i avancuar. Është e mundshme që një manovër veçanërisht e fortë ose e fortë frenimi të shkaktojë dëmtim mekanik në përforcuesin e frenave”, ka thënë kompania përmes një deklarate.

Mercedes ka thënë se do të pranojë makinat menjëherë, për të identifikuar ndonjë problem eventual dhe për të zëvendësuar pjesët, nëse është e nevojshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu