Arrestime në Kumanovë

Policia e Kumanovës ka ngritur padi kundër S.H. (30) nga Kumanova për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale “prodhim dhe tregti me mjete narkotike”. Edhe pse padia është ngritur tani, S.H. akuzohet se veprën e ka kryer ëm 8 qershor të këtij viti, kur në rrugën Done Bozhinov polciët kanë ndalur një taksi veturë ku ka qenë edhe I dyshuari. Pas kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë në sasi prej 1,87 gramëve.

Policia e Kumanovës ka ngritur padi edhe ndaj personit K.I. (19) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mundësim i përdorimit të mjeteve narkotike”. Më 6 maj në rrugën “Revolucioni Popullor: në Kumanovë, policët kanë hasur personat M.Gj. (20), D.R. (19) dhe M.P. (19) nga Kumanova të cilët i pandehuri i ka joshur që të përdorin drogë me cigare – xhoint. Gjatë kontrollit cigarja është gjetur te personi M.Gj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu