Kjo është një deklaratë e profesorit universitar Jeton Shasivari dhënë për Gazetën Lajm ara dy viteve, kur BDI dëshironte bashkë me VMRO-DPMNE-në ta kalojë stemën me luan. Asokohe, profesori Shasivari bëri apel që nëse Ahmeti nuk jep dorëheqje, BDI të ja marrë stilolapsat që ai të mos ketë më mundësi të nënshkruaj marrëveshje. Edhe pse kanë kaluar dy vite, ky apel i Shasivarit është mjaft aktual edhe tani pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
“Meqë Kryesia e BDI-së refuzoi marrëveshjen e nënshkruar midis Kryetarëve të VMRO-së dhe BDI-së për luanin si stemë shteti, dhe meqë pas këtij akti, kryetari i BDI-së nuk dha dorëheqje, dhe derisa të vendoset për përgjegjësinë e tij (gjithnjë duke u udhëhequr nga D-ja (Demokracia) në mes të emrit të kësaj partie), Kryesia duhet që urgjentisht t`ia marrin kryetarit të BDI-së të gjitha stilolapsat nga të gjithë xhepat e tij ose nëse nuk munden, atëherë t`ia heqin menjëherë autorizimin që të nënshkruajë marrëveshje në emër të partisë, sepse do ta merr në qafë popullin shqiptar në Maqedoni (brezin e kaluar, të tanishëm dhe të ardhshëm)!”, pat deklaruar Shasivari më 23 dhjetor të vitit 2014.