Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, për shkak të rivotimit në vendvotimin më numër 2011 në komunën e Tearcës, informojnë nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Gjatë heshtjes zgjedhore, pushojnë gjitha format e prezantimit mediatik për pjesëmarrësit në zgjedhje.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetim i çfarëdo informacioni, fotografi, audio dhe materiale audivizuele që kanë të bëjnë me zgjedhjet ose me ata që marrin pjesë në zgjedhje, porosive reklamuese me të cilat bëhet paraqitja e programeve partiake dhe simboleve partiake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu