CLICK Plus: Maqedonia ka nevojë për rregullim politik, ndërsa dygjuhësia nuk do të kalojëv (VIDEO)

Në edicionin e djeshëm të CLICK Plus në TV21 është zhvilluar një debat i nxehtë rreth çështjeve aktuale që janë prezente që nga fillimi i fushatës zgjedhore, dhe ajo është a do të ketë zgjidhje të krizës politike, kush do të formojë qeverinë dhe vallë frika qe e ka impnuar VMRO-DPMNE se në Maqedoni po planifikohet ferderalizimi dhe dygjuhësia, do të realizohen?

Ish deputetja Sollza Grçeva konsideron se praktikisht është e pamundur që me këtë përbërje qeverisëse të votohet dygjuhësia në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Nga ana tjetër analisti politik, Pandov konsideron se është e mjaftueshme dygjuhësia në qytetin e Shkupit dhe në institucione të caktuara shtetërore. Pandov gjithashtu thotë se partitë shqiptare në Tearcë do të votojnë për VMRO-DPMNE dhe me këtë do të konfirmohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Gazetari Agim Jonuz, nga pikëpamja e tij thotë se Maqedonia ka nevojë urgjente për reformë politike.

Ndërsa Vlladimir Kunovski, konsideron se BDI para zgjedhjeve VMRO-DPMNE-së i kanë bërë ultimatum për formimin e qeverisë së re, ndërsa sipas tij kërkesat janë ndër më të vështirat deri më tani.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu