4 vite nga “e hëna e zezë” (VIDEO)

Sot mbushen katër vite nga e ashtuquajtura “e hëna e zezë”, kur deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga salla e Kuvendit të Maqedonisë, me qëllim që deputetët e shumicës, gjegjësht të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të sjellin Buxhetin për vitin 2013-të, njofton Portalb.

Përderisa deputetët e dy taborëve zhvillonin betejë në ndërtesën parlamentare, jashtë saj, u grumbulluan simpatizues të dyja palëve, mirëpo nuk erdhi deri te përplasja e tyre, edhe pse atmosfera ishte mjaft e tensionuar.

E gjithë kjo rezultoi me krizë politike e cila përfundoi me pjesëmarrje të gjithë partive politike në zgjedhjet lokale ndërsa më pas u formua Komisioni Anketues, anëtarët e të cilit konfirmuan se në atë ditë është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu