A është e mundur me mentalitet afrikan të sigurohet antarsimi në BE

Shkruan: Ejup Berisha

Çka na duhet integrimi në BE kur qytetarët e RMV-së janë të detyruar me shumicë të largohen nga vendi i tyre nga diskriminimi apo dhe të shkojnë e të kërkojnë punë dhe kushte më të mira jete në shtetet e Bashkimit Europjan dhe shtete tjera të botës. E ata që kanë ngelur këtu jetojnë me kushte dhe standarde Afrikane e jo me kushte dhe standarde europjane, atëher cila do të jetë kënaqsia e antarsimit tonë në Bashkimin Euopjan kur ne më shume ngjajmë në afrikan se në europjan.

Duhet theksuar se në RMV së pari është mbjellur e kultivuar mentaliteti Afrikan pastaj edhe sjelljet e të gjithëve këtu janë të tilla afrikane, me tej edhe kushtet e jetesës së shumicës janë afrikane e jo europjane ani pase ketu ka individ me ngjyrë të bardhe të lëkurës. Të shohim se cfar ka europjane këtu në shtetin tonë përgjigja është asgjë nuk ka europjane sepse gjithcka është afrikane duke filliar prej sistemit politik i cili është afrikan, rexhimi politik gjithashtu është afrikan sepse është i paster autokratik e jo demokratik si në shtetet e BE-së, pastaj institucionet shtetërore dhe publike janë skajshmërisht të korruptuara në bazë të recetës afrikane.Prokuroritë dhe Gjykatat funkcionojnë në bazë të modelit të kombinuar afrikano- osmamli në stilin kush jep më shumë ryshfet ai shpallet i pafajshëm kush nuk jep më shume edhe nëse është i pafajshëm do të denohet dhe do të shkon në burg. Atëher pse duhet të hiqet vetoja nga BE për disa afrikan që jetojnë në Ballkan dhe duan të bëhen pjesë e BE-së.

Elitat politike këtu e akuzojnë Bullgarinë për pengesat që po ia bën ajo shtetit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europjan, po kjo është e vërtetë por ky shtet i yni fqij e bartë vetëm një pjesë të fajit pjesa tjetër e fajit qëndron te të gjithë ne si qytetar dhe te elitat tona politike. Këto bashk me ne qytetarët nuk punuan sa duhet për përmbushjen e kushteve të nevojshme për antarsimin e vendit tonë në BE, ndërsa ne kishim kohë të mjaftueshme që ti bëjmë këto gjëra pasiqë kane qenë në pyetje 17 vite nga aplikimi ynë për antarsim në BE.

Dhe përseris ne kemi pasur kohë që ti bëjmë te gjitha këto gjëra, askush të mos gënjej se nuk ka pasur kohë dhe kushte që të punohet në përmbushjen e kushteve për tu përgatitur për antarsimin e vendit tonë në BE. Prandaj është dashur të bëhen punët e duhura dhe parësore me më shumë vullent e përkushtim. Tani kërkojmë marrje të datës për fillimin e bisedimeve për antarsim në BE por edhe me kusht se ja do ta marrim atë datë me cfar vlerash do të antarsohemi ne si shtet Republika e Maqedonisë së Veriut në BE.

Sigurisht me vlera afrikane dhe atë që kanë qenë prezente atje deri para dy dekadave sepse tani shtetet e afrikës kanë evoluar këto tani kanë ndryshuar në aspektin pozitiv për të mirë dhe ato ne mund të na mësojnë se si ti kultivojmë dhe zbatojmë vlerat civilizuese bile edhe ato europjane të cilat për ne janë të nevojshme që të mund të bëhemi vend anatar i BE-së. Këto vlera janë të nevojshme për ne sepse po ti kishim përmbushur, kultivuar dhe zbatuar me kohë të njëjtat ne edhe pse nuk jemi pjesë e BE-së do të jetonim me kushte dhe standarde të Bashkimit Europjan.

E në vend të kësaj ne kemi zgjedhur të jetojmë me kushte dhe standarde të pastra afrikane. Prandaj pyes a ka mundësi një vend me standard afrikane të bëhet shtet anëtar I Bashkimit Europjan. Le të përgjigjen përfaqsuesit zyrtar të BE-së në këtë pyetje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu