Çdo i katërti qytetar në Maqedoni është i varfër

Edhe pse varfëria në Maqedoni në vitin 2015 është ulur për 0,6 për qind, ashtu siç njoftoi dje Enti i Statistikave, përsëri çdo i katërti qytetar në vend është i varfër, njëjtë si vitet në parë. Në vitin 2015, varfëria në Maqedoni është vlerësuar 22,1 për qind. Në qoftë se në vitin 2014, 22,7 për qind e qytetarëve kanë qenë të varfër, shkalla e varfërisë në vitin 2013 ishte 24,2 për qind, ndërsa në vitin 2012, 26,2 për qind e qytetarëve janë regjistruar si të varfër.

Sipas shifrave konkrete, mbi 457 mijë qytetarë në Maqedoni gjatë vitit të kaluar kanë qenë të varfër. Në bazë gjinore, 21,9 për qind të qytetarëve të varfër kanë qenë gra, ndërsa 22,9 burra. Sipas moshës, shkalla e varfërisë prej 18 deri në 65 vjet, është 21,4 për qind ndërsa tek ata mbi 65 vjet 14,5 për qind.

Varfëria më e theksuar është tek familjet me dy anëtarë të moshës së rritur dhe me dy ose tre anëtarë të varur, shifra e të cilëve arrin 51,1 për qind, më pas pasojnë familjet me dy anëtar të moshës madhore dhe dy anëtar që janë të varur, shkalla e të cilëve arrin në 25 për qind, njofton Shenja.
Shkalla të varfërve të cilët janë të punësuar arrin deri në 9,8 për qind, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 8,4 për qind.

Enti Shtetëror i Statistikave, e llogarit indeksin në bazë të të dhënave nga Anketa për të ardhura dhe kushte për jetesë e cila zbatohet në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu