Duke nisur nga dita e sotme, Ukraina do mund të eksportojë energji elektrike në tregun evropian. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një postim në Twitter, Von der Leyen shkruan se tashmë Ukraina do të jetë burim shtesë i energjisë elektrike për BE-në. Nga ky shërbim do të fitojë edhe vetë Ukraina dhe presidentja e KE-së shton se kjo është një çështje “win-win.”
“Jam shumë e lumtur të njoftoj se Ukraina tani mund të eksportojë energji elektrike në tregun e BE. Ajo do të sigurojë një burim shtesë të energjisë elektrike për Unionin. Dhe të ardhura shumë të nevojshme për Ukrainën. Kështu që ne të dyja palët përfitojmë.”- tha ajo.