Rezultatet e një anketimi nga Instituti Demokratik i Kosovës me persona të moshës 17 deri në 21 vjeç, nxjerrin Albin Kurtin si politikanin me të pëlqyer nga moshat e reja në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Sipas kësaj ankete, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte betejën me 27 %, përderisa interesimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka dalë të jetë mjaft i lartë, ku 76.1% të të intervistuarve kanë shprehur gatishmëri për të votuar.
Si një e gjetur shqetësuese e këtij hulumtimi, sipas KDI-së, është se 55 % e tyre, partitë politike i shohin si mundësi punësimi dhe avancim në karrierë.
75 % e tyre e kanë vlerësuar si të dobët dhe joefikase punën e Qeverisë, përderisa shqetësimet kryesore të të rinjve janë papunësia, zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, shëndetësia dhe liberalizimi i vizave.