Turqia, Irani dhe Rusia, bashkë për makina

Shumë prodhues perëndimorë kanë filluar të prodhojnë makina në Rusi gjatë dy dekadave të fundit, por që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shumica janë tërhequr. Përfaqësues të industrisë së automobilave nga Irani, Rusia dhe Turqia po shqyrtojnë një program të përbashkët për projektimin dhe prodhimin e makinave, raporton Radio Evropa e Lirë, duke cituar mediat shtetërore iraniane.

Ka një mundësi të madhe për bashkëpunim trepalësh mes prodhuesve të makinave të tre vendeve. Ata mund të kapin një pjesë të madhe të tregut”, tha Mohammadreza Najafi-Manesh, kreu i Shoqatës Iraniane të Prodhuesve të Pjesëve të Automjeteve.

Sipas tij, propozimi është paraqitur fillimisht nga Turqia dhe më pas Rusia ka shfaqur interes.

Shumë prodhues perëndimorë kanë filluar të prodhojnë makina në Rusi gjatë dy dekadave të fundit, por që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shumica janë tërhequr. Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, të cilat pengojnë industrinë e automobilave në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu