Dita e sotme e ka gjetur hitin ‘Bow down’ të Noizyt dhe Encës edhe më të dëgjuar, ndonëse janë bërë disa muaj prej kur është publikuar.
Kjo për faktin se një shtysë të fortë i ka dhënë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.
Ajo ka shpërndarë këngën e dyshes në rrjetin social Snapchat me titull e emër e mbiemër mes tjerash duke shprehur edhe krenarinë për sic ka deklaruar ‘shqiptarët e saj’. Sikur të mos mjaftonte shpërndarja e këngës në Snapchat, Prive.al ka siguruar edhe momentin kur Rexha fillon të ndjekë Noizyn në Instagram, duke qenë në listën e ngushtë prej vetëm 400 persona, nga një milion e njëqind mijë që e ndjekin këngëtaren.
Ndryshe, Noizy dhe Enca pak kohë më parë nënshkruan me Universal Music dhe mbase kjo përkrahje nga Rexha do jetë një ogur i mirë për sukses ndërkombëtar, nëse tërheqim paralele me Era Istrefin që hovin e madh e mori fillimisht me shpërndarjen e ‘Bonbon’ në rrjete sociale nga emra më të njohur. /Prive